Bashkësia Islame e Kosovës

Sylejmani: BIK s’ka bashkëpunu me institucionet e Kosovës

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës dhe njohësi i sigurisë, Rrahman Sylejmani, ka thënë se ka provuar të krijojë bashkëpunim me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës në mënyrë që të koordinohen për çështje në interes të të dyja palëve.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se nuk ka pasur mirëkuptim nga i pari i BIK-ut, Naim Tërnava.

“Sa kam qenë drejtor i departamentit të Hetimeve, me insistimin tim kam arritë të aranzhoj një takim me kryeimamin Ternava, me të vetmin qëllim që të koordinohemi, të caktojmë një lloj koordinimi dhe personat me të cilët mund të kontaktojmë, në rast nevoje edhe t’i shkëmbejmë edhe të dhënat të cilat mund t’i shkëmbejmë, derisa të mos na lind ndonjë incident që mund të na kushtojë neve edhe si shtet që atëherë s’ishim shtet. Nuk kam gjetë mirëkuptim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava, sepse po del që ai nuk ka kontrollë mbi të gjitha xhamitë, në gjithë personelin e vet, tek imamët e caktuar se s’po i përgjithsoj” – deklaroi Tërnava në “Kallxo Përnime” më 07.06.2024.

Më 31.05.2024, në fshatin Llugë të Podujevës para xhamisë, e cila ende nuk është përuruar janë mbledhur banorë në shenjë proteste për imamin e përzgjedhur të kësaj xhamie, Zymer Konushevci. Konushevci sipas banorëve është imami, i cili është përzgjedhur që të udhëheq xhaminë “Urtësia” ndërsa banorët janë kundër këtij vendimi. Kjo pasi xhemati kanë kërkesën e tyre dhe personin e tyre. Ata dëshirojnë që prijës në këtë xhami të jetë Bahri Curri.

Rrahman Sylejmani në emisionin “Kallxo Përnime” përmendi rastin e imamit në Llugë të Podujevës, duke thënë se “kjo tregon se ka humbur ai kontakti edhe vija e mbikëqyrjes të të gjitha atyre xhamive dhe personelit që i përgjigjet Bashkësisë Islame”.

“Kjo ka koontribuar së bashku me elemente tjera por edhe ngjarje tjera jashtë Kosove që të kemi situatën në fakt çfarë e kemi, tash kohë pas kohe kemi incidente, në Gllokovc më kujtohet kur u pat rreh një imam sepse është dërguar nga BIK-u pa dëshiren e banorëve. Problemi i këtyre incidenteve është pos te mos kontrolli sepse kam pasur kontakt me BIK-un i kam dërgu persona me emër e mbiemër, disa imam, jo që e kanë parandalu por kanë tentuar ta fusin nën kontrollë ekstremizmin në kuadër të xhamive që është shfaq por edhe i kanë dhënë shtytje që të paraqitet edhe në përmasa më të mëdha se sa që ka qenë prezent atëherë” – shtoi ai.

Situata tek xhamia në Llugë, komandanti i Policisë në Podujevë bisedon me imamët (kallxo.com)