Polici Afrim Bunjaku i rënë në krye të detyrës më 24 shtator
Sveçla: Zotohemi që lufta dhe përpjekja e Afrim Bunjakut nuk do të ndalet
Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra sot në orët e para të mëngjësit si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se rreshteri Bunjaku ra sot në krye të detyrës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës.
“Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku”- ka shkruar Sveçla në facebook.
Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tre pjesëtarëve të grupit të armatosur dhe arrestimin e një pjesëtari tjetër.
Ndërsa katër të tjerë janë arrestuar nën dyshimin për lidhje me grupin e armatosur.
Policia: Tre sulmues të vrarë dhe një i arrestuar
Policia ka arrestuar 4 të dyshuar për lidhje me grupin e armatosur