Suspendohet polici, dyshohet se aksidentoi një këmbësor me veturë

Një zyrtar policor është suspenduar gjatë ditës së sotme me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas një njoftimi të IPK, dje në orët e mbrëmjes të njëjtit ishin informuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut. Në aksident sipas IPK-së ishte i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i ishte përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

“Zyrtarit policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt”- thuhet në njoftimin e IPK.

Tutje të njëjtit thonë se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.