Sulmoi zyrtarin policor pasi u gjobit, arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar nga forcat e rendit të premten pasi i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor, pasi është gjobitur.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjtit pas ka marrë një tikete kundërvajtje, e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar  në procedurë të rregullt.