
Sulmoi me thikë një grua, arrestohet i dyshuari
22.9.2023 - 10:29
Policia e Kosovës njofton se dje në Vushtrri një burrë ka sulmuar me thikë një grua, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Tutje policia sqaron se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.