Sulmohet një infermier në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se sot është sulmuar një infermier në vendin e tij të punës, në Emergjencë.

Përmes njoftimit ata thonë se në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kërkojnë përkrahje dhe mbështetje të qytetarëve dhe jo sulme fizike.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor. Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur ne me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e assesi mosmirënjohje e sulmet fizike”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ky institucion shëndetësor ka kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe të organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten.