Pamje nga operacioni i Policisë në Mitrovicë të Veriut - Foto: Kossev

Sulmi terrorist i 24 shtatorit, përfundojnë bastisjet në veri

Pesë lokacione në tri komuna me shumicë serbe në veri të vendit janë bastisur nga orët e hershme të mëngjesit nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Në të gjitha këto lokacione tashmë ka përfunduar bastisja.

Një vilë, një hotel, një depo e Spitalit në Mitrovicë deri më tani janë lokacionet ku janë kryer bastisjet e policisë.

KALLXO.com raportoi se policia kishte nisur bastisje edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq.

Ky i fundit pretendohet se i priu sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit la një të vrarë, një të plagosur. Ndërsa të paktën 3 pjesëtarë të grupti terrorist ishin vrarë.

Sipas Policisë, këto operacione që u zhvilluan mëngjesin e sotëm, janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR” – thuhet në njoftim.

KALLXO.com mëson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.

“Hoteli Gray” gjendet në Mitrovicën e veriut.  Burime të KALLXO.com, tregojnë se përpos restorant “Grey”, Policia e Kosovës, sot ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit e cila dyshohet të jetë në pronësi të Millan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe.

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët