Flamuri i NATO-s
Suedia u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s
07.3.2024 - 18:28
Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësimit të enjten në Shtetet e Bashkuara.
Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “frymëzuesit” e Suedisë.
“Gjërat e mira u ndodhin atyre që kanë durim”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken./REL