Peter Stano

Stano: Masat mund t`i reduktojmë dhe t`i shtojmë nëse situata kërkon diçka të tillë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano edhe njëherë ka thënë se Kosova nuk ka marrë hapa të mirëfilltë për shtendosjen e situatës në veri, andaj edhe masat kufizuese vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Ne nuk e kemi parë de-përshkallëzimin ende, ne nuk kemi parë hapa të mirëfilltë ende, janë marrë disa hapa, të cilët ne i mirëpresim por duhen ende hapa, pra ne kemi parë një de-përshkallëzim të mirëfilltë, në të kundërtën fatkeqësisht ka potencial për eslakim”- tha ai.

Stano në një konferencë për media i tha gazetarëve që masat mund edhe të shtohen varësisht nga situata.

“Masat e prezantuara për Kosovën në këtë rast janë masa që janë të përkohshme, masa të miratuara nga vendet anëtare, sepse të gjithë janë pajtuar, prandaj ne tani duhet t`i përdorim jo vetëm karotat por edhe shkopinjtë. Dhe ato do të jenë në fuqi, për aq gjatë sa vendet anëtare mendojnë se janë të nevojshme, mund t`i reduktojmë, por ne po ashtu mund edhe t`i rrisim nëse situata kërkon një gjë të tillë”- shtoi ai.

Zëdhënësi i BE-së komentoi edhe dështimin e kompromisit dje në takim mes kryeministri Albin Kurti presidentit serb Aleksandar Vuçiq të ndërmjetësuar nga kryediplomati Josep Borrell.

“Pra pas dje ne jemi në një situatë ku nuk është arritur progres dhe ne nuk kemi parë gatishmëri të palëve për t`u përpjekur për ta gjetur një kompromis dhe kjo është ajo për të cilën vendet anëtare janë duke u vënë në dijeni dhe janë pyetur se çfarë duhet bërë tutje në këtë proces me të dy palët me të gjitha mundësit dhe masat që janë në dispozicionin tonë”- theksoi ai.

Masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës janë vendosur nga qershori, dhe ende nuk janë larguar.

Dje në Bruksel është mbajtur një takim i nivelit të lartë, por siç njoftuan palët ky takim ka përfunduar pa progres.

Borrell: S’ka progres, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdonte me asociacionin