Borrell: S’ka progres, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdonte me asociacionin

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka thënë se takimi i sotëm në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucciq është mbyllur pa progres,.

Borrell tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm të filloj me hapa konkret për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“ Sot kam provuar të gjejë zgjidhje për rrugën përpara në bazë të propozimit, fatkeqësisht Kurti nuk ishte i gatshëm për të ecur përpara dhe për të filluar një proces kredibil për  implementimin e asociacionit, ai insistonte për formalizmin e faktorit të njohjes si hapi i parë”- tha ai në adresimin e tij pas takimit.

Sipas tij asociacioni është kushti për të ecur përpara me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Formimi i asociacionit është një obligim i vjetër për palët dhe gjithmonë ka qenë një element kryesor për procesin e normalizimit, dhe është kruciale që negociatat të fillojnë më në fund pa vonesa të tjera, në kontekst të implementimit të marrëveshjes së Ohrit”- shtoi ai.

Borrell tha që të dyja palët kanë pasur qëndrime shumë të ndryshme sot, andaj edhe BE si ndërmjetësues ka dhënë një propozim sesi të ecet përpara

“Të dy palët filluan nga përfundime të ndryshme, Kurti donte aspekte politike të normalizimit së pari, deri sa Serbia dëshiron asociacion para se të filloj me zbatimin e obligimeve të tjera të saj, dhe kjo ne propozuam atë çfarë e pamë si kompromisin e vetëm sot, një proces që do ti lejoj palët të ecin paralelisht, një implementim paralele, do të siguronte implementimin e principit që duhet bësh diçka për të marrë diçka do të përmbushjes”- tha tutje ai.

Borrell tha që presidenti serb Vuçiq ka përkrahur propozimin e BE.

“Vuçiq pranoi propozimin e BE-së, ai erdhi me propozim të vetin, por në fund e pranoi propozimin tonë. Ne provuam shumë por fatkeqësisht nuk arritëm t’i thyenim dallimet sot. Më duhet të iu njoftoj se nuk kishte progres në shtensionim të situatës në Kosovë”- tha tutje ai.

Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh i zhgënjyer me vullnetin e palëve për ti zbatuar obligimet e Ohrit pas më shumë se 6 muajsh që prej dakordimit.

“Ka një vit, një vit të plotë, që kur filluam diskutimet për marrëveshjen dhe 6 muaj që kur u takuam në Ohër Për ta finalkizuar. Në Ohër palët u pajtuan për implementim të obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja dhe aneksi”- tha ai.

“Vetëm 3 elemente janë adresuar, deklarata e personave të pagjetur, prezantimi i ekipit për asociacionin dhe krijimi i komitetit të monitorimit, por implementimi i pikave më të rëndësishme nuk ka filluar, dhe kjo është për keqardhje dhe flet shumë për përkushtimin e palëve për normalizim të raporteve dhe mungesën e përkushtimit”- shtoi ai.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Për takimin e sotëm pas pak do të deklarohet edhe kryeministri Albin Kurti.