Peter Stano

Stano: BE-ja do të konsiderojë heqjen e masave kur të merren hapat e nevojshëm në shtensionimin e situatës në veri

Zëdhënës i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë të hënën se BE nuk do t’i  heq masat për Kosovën.

Stano në një konferencë për media tha se BE do të konsiderojë heqjen e masave ndaj Kosovës, kur të merren hapat e nevojshëm dhe pozitiv në shtensionimin e situatës në veri.

“Sa i përket masave, ne jemi duke vëzhguar situatën vazhdimisht nga afër, kemi njerëz që merren me këtë çështje dhe jemi duke dhënë mund, me atë se çfarë po ndodh gjithashtu jemi duke punuar me partnerët tanë për të ndihmuar në shtensionimin e situatës dhe kur do të merren të gjitha hapat e nevojshëm BE do të rishikojë masat dhe eventualisht do t’i heq ato” – tha ai.

Bashkimi Europian kishte marrë disa masa ndaj Kosovës në korrik të vitit të kaluar për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, hapa të cilët janë kërkuar vazhdimisht nga përfaqësuesit e BE-së.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, kishte deklaruar se raporti i Komisionit Europian për Kosovën vë në dukje progresin në shumë refoma, përfshirë atë zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.