Spahiu për sanksionet e SHBA-së: Kosova ka marrë ca shuplaka

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar zhvillimet e fundit në komunat në veri të Kosovës.

Spahiu sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka quajtur “shuplakë ndaj Kosovës”.

“Kosova ka marrë ca shuplaka. Njëherë për njëherë përderisa Kosova ka vendosur flamurin e Kosovës në objekte atje atëherë ajo ka fituar. Por shuplakat janë pasojë direkte sepse Kosova është foshnjë amerikane dhe evropiane”- ka thënë ai.

“Akuzat e diplomacisë amerikane dhe botërore po thehen mbi Qeverinë e Kosovës”- ka deklaruar analisti Nexhmedin Spahiu ne emisiomim “Kallxo Përnime”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier theksoi që në mungesë të reagimit nga Qeveria e Kosovës në këtë kërkesë të SHBA-së dhe në mungesë të çfarëdo shenje se Qeveria po punon në shtendosjen e situatës në veri, SHBA ka vendosur ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe ’23”.

Katër komunat e veriut të Kosovës që nga e premtja e javës së kaluar janë në një gjendje të tensionuar të sigurisë.

Serbë lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.