Skenderaj, rrahja pas mosmarrëveshjes në trafik përfundon me katër të arrestuar

Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar për një rrahje e cila ka ndodhur dje në Skenderaj, përkatësisht në rrugën “Xheva e Fehmi Lladrovci”.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka takuar dy viktimat të cilët kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ndërsa për tretman të mëtejmë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Sipas ankuesit në këtë rast, i gjithë incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Pas një pune intensive te policisë rreth orës 17:34 është arritur qe te arrestohen personat a dyshuar F.K., 21 vjeçar, E.K., 19 vjeçar, E B., 19 vjeçar, Q. K., 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit sipas policisë pas arrestimit, me urdhër të prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti  “Sulm-Lëndim i rende trupor”.