Skenderaj, gjendet një person i vdekur në pyll

Një person është gjetur i vdekur në një pyll të Skenderajt të shtunën rreth orës 23:00, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, një dëshmitar ka raportuar se kishte gjetur viktimën në pyll.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. 

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti vazhdon të hetohet.