Skenderaj, banorët ankohen se objekti që po ndërtohet pa leje dëmtoi pronat e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje dy persona kanë raportuar se nga data 20 korriku që ka filluar të ndërtohet një objekt nga mjetet e rënda u janë dëmtuar rrugët, garazhet, mure të shtëpive–dhomave dhe pjesë të oborreve.

Rasti ka ndodhur në Skenderaj.

Sipas raportit policor, objekti është pa leje ndërtimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatës policore dhe inspektorët komunal. 

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.