Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Skenderaj, arrestohet një person pasi iu gjetë armatim në veturë

Një person është arrestuar dje në Skenderaj, pasi që policia gjatë kontrollit në veturën e tij i ka gjetur një armë me një karikatorë me 15 fishekë të kalibrit 9mm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:50 në Skenderaj.