Foto: KALLXO.com

Skandali qindra mijëra eurosh në RTK, Gjykata e kishte dënuar me 3 vite burgim një zyrtar

Lajmi se Radio Televizioni i Kosovës i pagoi mbi 372 mijë kompanisë “Pastimi” në vend të kompanisë “Pastrimi” bëri bujë në të gjithë vendin.

Ky rast u bë i ditur për Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere mirëpo për publikun ishte i njohur edhe më parë pasi kishte pasur raportime në media për dënimin e një zyrtari të RTK-së për këtë rast.

Gjatë këtij viti KALLXO.com kishte raportuar se zyrtarit të RTK-së, Bajram Shehu i ishte shqiptuar dënimi prej 3 vite e 2 muaj burgim pasi ishte gjetur fajtorë për dëmtim të Radio Televizionit të Kosovës në shumë prej 331 mijë.

Bajram Shehu akuzohet se gjatë kohës sa kishte punuar në RTK kishte vjedhur apo përvetësuar në detyrë nga buxheti i këtij televizioni.

Sipas prokurorisë Bajram Shehu nga viti 2007 deri në vitin 2012 nga llogaria bankare e Radios Televizionit të Kosovës i ka bartur në xhirollogarinë e firmës së tij NSH “Pastrimi” shumën e të hollave prej 331,350.87€.

Përpos këtij rasti ai akuzohet edhe se me paratë që ju kishin ndarë për kryerjen e obligimeve të Radio Kosovës i kishte blerë 12 radiatorë për nxemje qendrore dhe të njëjtat i kishte dërguar në shtëpinë e tij.

Për këto akuza në qershor të këtij viti u dënua nga Gjykata e Prishtinës.

I njëjti ishte dënuar edhe më parë nga Gjykata e Prishtinës në mars të vitit 2019 për të njëjtin rast mirëpo gjykata Supreme e Kosovës e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Dënohet ish-kontabilisti i Radio Kosovës, Gjykata vendos t’i konfiskohet shtëpia dhe vetura