Sipas IHMK, sot ajër me cilësi të dobët ka Brezovica

Sipas matësit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ajër me cilësi mesatare është në Prishtinë (matësi i vendosur te IHMK), Pejë, Mitrovicë e Gjilan.

Ajër me cilësi  të pranueshme tregojnë matësit e vendosur në: Prizren, matësi mobil i vendosur në Zonën Industriale në Prishtinë, Obiliq, Hani i Elezit, Drenas dhe fshatin Dardhishtë.

Cilësi e mirë e ajrit sot është në fshatin Palaj ndërsa cilësi e dobët e ajrit është në Brezovicë dhe Prishtinë (matësi te ish-Rilindja).

Tre matësit e vendosur në tri zona të ndryshme në Prishtinë tregojnë cilësi të ndryshme të ajrit. Cilësi mesatare të ajrit tregon matësi i vendosur te Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, cilësi të pranueshme tregon matësi në Zonën Industriale në Prishtinë ndërsa matësi tjetër i vendosur te ndërtesa e ish-Rilindjes tregon ajër me cilësi të dobët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.