Sindikatat protestojnë më 8 prill, kërkojnë rritje pagash për 100 euro

Bashkimi i Sindikatave tëe Pavarura te Kosovës- BSPK ka paralajmëruar protestë për datën 8 prill 2022 për rritje pagash.

BSPK përmes kësaj proteste kërkon që pagat të rriten për 100 euro.

Në paralajmërimin për protestë po ashtu kërkohet zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor si dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale.

Protesta do të mbahet nga ora 11:30 deri në orën 14:00 dhe nisja do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë.