Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sindikata e zjarrfikësve paralajmëron protesta

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës po vlerëson se vazhdimisht zjarrikësit e vendit po anashkalohen nga Qeveria e Kosovës, dhe të njëjtit nuk kanë përjashtuar mundësinë e protestave.

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës në një intervistë për RTV21, ka thënë se nëse Qeveria ka mjete t’i shpërblen kategoritë e tjera për mjete shtesë në pagë, e nuk i kryen oblgimet që janë të bazuar me ligj kjo është e papranueshme.

“Zjarrfikësit janë revoltuar nga ky vendim, dhe kanë kërkuar që përmes organziimit sindikal të parqesim protestë. Deri më 25 janar, deri të hënën nëse nuk na kontaktojnë për kërkesat tona, ne do të dalim me datën e caktuar për protestë”, ka thënë Beka.

Ai tutje ka bërë të ditur se Sindikata e Zjarrikësve është kundër vendimeve selektive që bëhen në mënyrë të padrejtë.

“Nuk është trajtuar problemi drejtë, ne jemi anashkaluar gjithmonë edhe në kohë të pandemisë, zjarrëfikësit kanë qenë pa përkrahje”, thotë Beka.

Sipas tij, zjarrfikëfikësit janë pa përkujdesje institucionale përveç pages bazë që e marrin.

“Asgjë nuk përfitojmë, kërkojmë të kompesohen ndërrimet e natës, fesat shtetërore, dhe orët shtesë”, ka thënë Beka.
Sindikata ka bërë të ditur se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por kjo kërkesë është shpërfillur.

Pakënaqësi e zjarrfikësve!