Ilustrim

Shtime, një burrë dërgohet pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare

Një burrë nga fshati Mollopolc i Shtimes është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e më pas në emergjencën e Ferizajt nga ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas policisë, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’.