Shtime, dyshohet se kanosi me thikë mjekun, arrestohet 47-vjeçarja

Policia ka njoftuar se në Shtime ka arrestuar një grua, e cila dyshohet të ketë kanosur më thikë një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qendre”- thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Policia të dyshuarën më pas e ka shoqëruar në stacion në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt ajo është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar – kanosje.