Shtërpcë, një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Shtërpcë ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.