Shtëpia në vlerë prej 1 euro e Jahja Kokajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka deklaruar pasurinë e tij për këtë vit në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Sipas të dhënave në AKK, Kokaj ka dy banesa në vlerë prej 165 mijë euro, një shtëpi në vlerë prej 1 euro, një shtëpi- bibliotekë- garazh në vlerë prej 4 mijë e 800 euro dhe një dyqan në vlerë 380 mijë euro të gjitha këto në pronësi të tij.

Ai para të gatshme në bankë ka 4 mijë e 800 euro.

Kokaj ka bërë një donacion prej 250 eurosh në Lëvizjen Vetëvendosje më 1 janar të vitit 1990.

Tek të ardhurat vjetore, Kokaj nuk ka të deklaruar pagë vjetore si deputet i Kuvendit.