Shqipëri-Serbi përfundoi 0:0

Përballja Shqipëri-Serbi është mbyllur me rezultat 0:0.

Kualifikueset për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Serbia, kanë përfunduar pa gola të shënuara në ndeshjen e cila u mbajt sonte më 07.06.2025, në stadiumin Arena Kombëtare, në Tiranë.
Shqipëria humbi shansin që të kalojë në epërsi pas penalltisë së humbur nga lojtari Rey Manaj.

Me rezultat 0-0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi. 

Në këtë pjesë të parë nuk u shënuan gola nga asnjëra skuadër, ndërsa në fund për Shqiperinë u paraqit mundësia e artë për penallti, të cilën e humbi në minutën e fundit të lojës, Rey Manaj. 

Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta.

Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke mos dhënë deklarata të nxituara dhe duke u fokusuar vetëm te përgatitja e skuadrës.E njëjta gjë vlen edhe për kampin serb, ku Dragan Stojković dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović kanë ruajtur qetësinë dhe kanë kërkuar të shmangin çdo tension që mund të dalë jashtë fushe.

 

20:45 – Ka nsiur ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky takim pritet të jetë i zjarrtë, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën emocionale mes dy kombëtareve.

Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta.

Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke mos dhënë deklarata të nxituara dhe duke u fokusuar vetëm te përgatitja e skuadrës.

E njëjta gjë vlen edhe për kampin serb, ku Dragan Stojković dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović kanë ruajtur qetësinë dhe kanë kërkuar të shmangin çdo tension që mund të dalë jashtë fushe.

Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare