Shqipëri, asgjësohen afro 21 mijë rrënjë kanabis

Në Shqipëri, policia njoftoi se gjatë kontrolleve të territorit, kryesisht në zonat veriore të vendit, janë zbuluar dhe asgjesuar afro 21 mijë rrënjë bimë kanabis sativa.

Operacioni, në të cilin u angazhuan 6 mijë forca policie, u shtri në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Të paktën 10 persona u shpallën në kërkim ndërsa një tjetër u arrestua.

Sasia më e madhe e bimëve narkotike të kultivuara, u zbulua në Malësinë e Shkodrës, mbi 15.700 rrënjë. Afro 1900 rrënjë u gjetën në zona malore me terren të vështirë në Krujë e pothuase e njejta sasi dhe në Lezhë. Ndërsa në Tropojë u asgjesuan afro 1400 rrënjë.

Prej kohësh aksionet e policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike, janë shtrirë në të gjithë vendin. Falë monitorimeve nga ajri me drone apo bashkëpunimit me Guardia di Finanza-n italiane, sipërfaqe të shumta të mbjella me bimë narkotike janë zbuluar dhe në terrene të ështira. Fundjavën e kaluar, policia njoftoi se kishte asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis, ndërsa 12 persona u arrestuaa dhe 10 të tjerë u proceduan penalisht.

Zbulimi i sasive të mëdha të bimëve narkotike të ultivuara është vetëm njëra anë e medaaljes, sepse , nga ana tjetër rezulton që fenomeni mbetet ende mjaft i përhapur dhe me shtrirje të gjerë, pavarësisht se çdo vit autoritetet angazhohen për përpjekje të forta për çrrënjosjen e tij.

Pak ditë më parë u njoftua se ishte zbuluar një parcel më 125 rrënjë kanabis në brendësi të territorit të një reparti ushtarak në Zall-Herr, në afërsi të Tiranës. Në flagrancë për shpërdorim të detyrës, u arrestua shefi i seksionit të sigurisë dhe dy specialistë, ndërsa u proceduan penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe Komandanti i repartit.

Më pas, Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, vendosi lirimin e mënjehërshëm nga detyra për 4 ushtarakë të përfshirë, si dhe propozoi që një masë e tillë të merret dhe për 10 të tjerë, pjestarë të forcës Tokësore dhe të Policisë ushtarake./ VOA