Shqipëri-Angli përfundon me rezultat 0:2 

10:50 – Shqipëri-Angli përfundon me rezultat 0:2 

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Angli për kualifikimet në Botërorin 2026.

Anglia fitoi me dy golat e Harry Kane në minutën e 74’ dhe 82’.

Ekipi i Anglisë është kualifikuar direkt për në botëror me 24 pikë dhe vendin e parë në grupin K, kurse Shqipëria si e dyta do të marrë pjesë në Play-Off.

Shqipëria arriti të grumbullojë 14 pikë në këtë grup.

Shorti për Play-Offin do të mbahet të enjten e 20.11.2025.

19:40 – Anglia shënon sërish ndaj Shqipërisë

Anglia ka shënuar golin e dytë në minutën e 82-të.

Në Tiranë ka shënuar përsëri sulmuesi Harry Kane.

19:30 – Anglia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

Anglia ka shënuar kundër Shqipërisë në minutën e 74-të. Golin e shënoi sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës angleze Harry Kane.

Rezultati tani është Shqipëria 0-1 Anglia.

19:00 – Ndeshja Shqipëri-Angli ende pa gola, nis pjesa e dytë 

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Anglisë. Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll me rezultatin 0-0.

Gjatë pjesës së parë, tek Shqipëria pas lëndimit, Elseid Hysaj u ndërrua me Ivan Balliun teksa pjesën e dytë të dy ekipet e kanë filluar me formacionin e njejtë që nga fillimi i ndeshjes.

18:45 – Ndeshja Shqipëri-Angli, pjesa e parë pa gola 

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Shqipërisë dhe Anglisë. Zero me zero është rezultati në fund të kësaj pjese.

Ndonëse të dy ekipet kishin mundësitë e tyre, asnjëra nuk arriti të shënojë.

18:00 – Nis ndeshja Shqipëri-Angli

Ka filluar ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Dy ekipet e futbolli po luajnë ndeshjet e fundit që janë për kualifikim në Botërorin 2026.

Kjo ndjeshje nuk ndryshon asgjë për dy ekipet pasi që Shqipëria ka sigurar Play-Offin përmes vendit të dytë dhe Anglia kualifikimin direkt përmes vendit të parë.

Në Grupin K, Anglia është e para me 21 pikë, Shqipëria e dyta me 14, Serbia e treta me 10, Letonia e katërta me 5 dhe Andorra e pesta me 1 pikë.

Formacionet

Janë publikuar formacionet e kombëtareve të Shqipërisë dhe Anglisë në futboll.

Për ndeshjen që do të mbahet në Tiranë të Shqipërisë, për kualifikimet për Botëror të futbollit, Shqipëria në portë do të ketë Tomas Strakoshën.

Në mbrojtje luajnë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli e Naser Aliji.

Mesfusha e Shqipërisë përbëhet nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Arber Hoxha. Sulmin do ta udhëheqë Myrto Uzuni.

Anglia luan me Dean Henderson, Jarell Quansah, John Stones, Dan Burn, Nico O’Reilly, Declan Rise, Adam Ëharton, Jarod Boëen, Jude Bellingham, Eberchi Eze dhe Harry Cane.

Anglia ka të siguruar vendin e parë në grup me 21 pikë që e dërgon direkt në Botëror kurse Shqipëria ka të sigurar vendin e dytë me 14 pikë që e dërgon ne Play Off.

Ndeshja Shqipëri-Angli fillon në ora 18:00 dhe pavarësisht rezultatit nuk ndryshon asgjë në renditjen e kombëtareve në grupin K të kualifikimeve europiane për Botërorin 2026.