Shpëtohen katër persona të bllokuar në teleferikun e Vodnos, mes tyre një 3-vjeçar
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Policia ka arritur dje të shpëtojë katër persona, në mesin e tyre një tre-vjeçar, të cilët ishin të bllokuar në teleferikun në Vodno.
Sipas MPB-së, ata kanë mbetur të bllokuar për shkak të kushteve të motit të lig dhe se në teleferik nuk ka pasur energji elektrike.
“Së pari është paraqitur se personat kanë qenë të mbërthyer në gondolë në teleferik,por pastaj ka ardhur energjia elektrike dhe personat kanë arritur në majin e malit Vodno, por nuk ka ekzistuar mundësia të zbresin poshtë për shkak motit të lig. Menjëherë pas marrjes së denoncimit rreth orës 16:00, nëpunësit policorë kanë marrë aktivitete për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas të cilave ata në mënyrë të sigurt, në shoqërim të nëpunësve policorë kanë arritur në Shkup”- thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonse.