Shpëtohen dy fëmijët e ngujuar nën gërmadha pas tërmetit në Siri
Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit që ka goditur shtetin turk dhe sirian të hënën ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Ekipet e shumta të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në rajone të ndryshme që janë goditur.
Dy fëmijët që kishin mbetur nën gërmadhat e një ndërtese, në Siri, janë nxjerrë shëndoshë nga aty.
Aktivisti palestinez Mohammad Smiry, i cili edhe e ka publikuar videon e dy fëmijëve, ka publikuar sonte vonë një foto të fëmijëve, të cilët janë nxjerrë nga gërmadhat dhe ka treguar se ata janë mirë.
Both girls are fine Alhamdulillah pic.twitter.com/8zxjTyQW0q
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) February 7, 2023
Në pamje shihet një vajzë duke mbrojtur vëllanë nën gërmadha pas tërmetit, pamje të cilat kanë qarkulluar sot në rrjetet sociale.
“Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt” – dëgjohet duke i thënë fëmija një pjesëtarit të kërkim-shpëtimit.
Both girls are fine Alhamdulillah pic.twitter.com/8zxjTyQW0q
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) February 7, 2023
Turqia dhe Siria kanë përjetuar ndër tërmetet më të fuqishme në historinë e tyre dy ditë më parë.
Mbi 5,000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.
Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanlëurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilis.
Një kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur drejt Turqisë për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.