Policia e Kosovës

Shpërthen një mjet në oborrin e një qytetari në Ranillugë

Një mjet dyshohet se ka shpërthyer dje në oborrin e një qytetari në fshatin Kromjan i Epërm në Ranillugë.

Si pasojë e shpërthimit ankuesit i janë shkaktuar dëme materiale.

“Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, në shtëpi dhe në rrethojën e oborrit të ankuesit nuk raportohet për lëndime në njerëz”- ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, rasti është në procedurë hetimore.