Policia e Kosovës

Shpërndahet një dokument i falsifikuar me logo të Policisë, Qeverisë e EUROPOL-it - Policia bën thirrje për të mos rënë pre e tij

Policia e Kosovës thotë se një dokument që po qarkullon në emaile të ndryshme kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është i falsifikuar.

Sipas sqarimit të Policisë, ky dokument përmban logon e policisë, qeverisë dhe vula të ndryshme e një mbishkrim të EUROPOL-it.

Ky dokument që njofton palën për veprime ligjore nuk është dokument zyrtar i Policisë por është dokument i falsifikuar për qëllime të caktuara, sqaron Policia e Kosovës.

Policia njofton se ka filluar hetimet në koordinim me organet e drejtësisë, për verifikimin dhe zbulimin e kryerësve të veprës penale.

Qytetarët ftohen nga Policia që të mos bien pre e mashtrimeve dhe dezinformatave të tilla.

Bëhet thirrje se kushdo që pranon dokument të tillë, të adresojë çështjen në adresën zyrtare të Policisë [email protected].

Dokumenti i falsifikuar: