Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti ia hedh topin Ministrisë për anulimin e vendimit për Badovcin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë komunale është deklaruar se është i gatshëm të anulojë të gjitha ndërtimet në zonën afër Badovcit nëse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) nxjerr vendim që të anulohen këto kushte në zonën e dytë.

“Edhe sot, ta lëshon Ministria vendimin për me ja anulu vendimin dhe ne për 10 minuta e anulojmë. Qefi im më i madh është të mos lejojmë të ndërtohet në Badovc. Por sot kemi ligje në fuqi. Planet rregullative nuk lejohen mu ndrru brenda 5 vjet. Ne mund të iniciojmë ndryshime të PZhK dhe PZhU, por ka procedura. Zonën e dytë e mbron Ministria dhe nuk kemi gjasa teorike që ne me lëshu leje. Por në qoftë se Ministria kërkon, ne i anulojmë vendimet”, është deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se përgjegjësitë i takojnë MMPH-së e jo Komunës së Prishtinës.

“Në të gjitha kërkesat që i kam dëgjuar në këto ditë është se vetëm disa prej tyre kanë pasur bazë, njëra është se të ruhen resurset ujore, tjetra është për ruajtjen e natyrës që po i dëgjojmë nga ekspertët ambientalistë. Për këto, nuk jemi përgjegjës ne, por Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sepse ne nuk jemi Republikë e Prishtinës por Komunë”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa më tej Ahmeti ka shtuar se Harta zonale nuk e zëvendëson Planin Zhvillimor Komunal, por Planin Zhvillimor Urban.

“E kemi refuzuar dy herë. E para është se kjo kërkesë është në kundërshtim më vendimin e qeverisë. Ministria ka thënë që ne vendimin e parë dhe të dytë, keni konstatuar që shtëpitë janë ndërtesa të rrezikshme. Dhe ato nuk janë”, ka përfunduar ai.

 

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit me kërkesa për Komunën e Prishtinës

Ish-zëdhënësja ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Asambleistët kërkojnë sqarime të dhënies së kushteve ndërtimore për ndërtimet në liqenin e Badovcit

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.