Fitore Pacolli | Foto: Facebook

Ish-zëdhënësja ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Fitore Pacolli, ish- zëdhënëse e komunës së Prishtinës, tani deputete në Kuvendin e Kosovës nga Vetëvendosje, ka kërkuar dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të komunës, nëse ai nuk i tërheq kushtet ndërtimore për ndërtimet e planifikuara pranë liqenit të Badovcit.

Pacolli përmes një publikimi në Facebook ka thënë se tërheqja e kushteve ndërtimore është vullnet i mbi 30 mijë qytetarëve të kryeqytetit.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës tani në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badocit tha se nuk e ka ndërmend të jep llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundështim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit. Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligji JEP DORËHEQJE”, ka shkruar ajo.

Komuna e Prishtinës është duke mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për ndërtimet, të cilat po planifikohen në afërsi të liqenit të Badovcit.

Asambleja e Prishtinës nesër seancë të jashtëzakonshme për projektin për lagjen buzë Liqenit të Badovcit