
Shoqërohet një person në polici, pas një incidenti në Prekaz - VIDEO
Njëri nga vëzhguesit më saktësisht ai i Lëvizjes Vetëvendosje është dërguar në stacion policor për t`u intervistuar, ndërsa policia ka dalë edhe në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur rasti në fshatin Prekaz të Epërm – Skenderaj.
KALLXO.com ka qenë prezent kur ka ndodhur konflikti, ndërsa menjëherë janë thirrur edhe ekipet policore për të ndërhyrë.
Rasti ka ndodhur për shkak se vëzhguesi i PDK-së kishte kërkuar nga ai i LVV-së që të identifikohej me kartele identifikuese pasi që nuk po i përmbahej rregullave.
Pas këtij konflikti me fjalë, ka filluar edhe sulmi fizik për të cilin vëzhguesi i LVV-së Munishi pretendon se e kishte sulmuar vëzhguesi i PDK-së Fazliu, ndërsa pas sulmit të parë, filloi edhe konflikti mes të dy vëzhguesve.
Kushtrim Fazliu vëzhguesi i PDK-së i kontaktuar nga KALLXO.com ka mohuar të ketë ndodhur rasti në fjalë.