Ilustrim

Shoqërohet në polici shtetasi serb, i sekuestrohet ID e EUROPOL-it

Një i dyshuar është arrestuar dje rreth orës 10:30 në Prishtinë, nën dyshimin se ka nxitur përçarje dhe mosdurim në rrjete sociale.

Ndërsa dëshmitarit të rastit i është sekuestruar një dokument identifikimi i policisë së EUROPOL-it, njofton Policia.

“Një dëshmitar shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia ka njoftuar se dy personat janë shtetas të Serbisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.