Shoqata e Naftëtarëve kërkon nga Qeveria që të shtyhen pagesat e bizneseve për bankat për tre muaj

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i është drejtuar me një shkresë kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Financave, Besnik Bislimi, duke i kërkuar që të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset për Bankat e Kosovës dhe në të gjitha institucionet e tjera të qeverisë.

“Të  shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3 mujor, për Bankat e Kosoves dhe në të gjitha instuticionet  tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit”, thuhet në shkresën e Berjanit.

Shkresa vjen, sipas Berjanit, duke parë zhvillimet e fundit në Regjion dhe botë që janë duke vepruar në marrjen e masave preventive, bizneset e Kosovës po angazhohen në përkrahje të situaetes dhe rekomandimeve të Qeverisë.