Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay

Paralajmërohet rënie e çmimeve të derivateve të naftës

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se çmimet e derivateve të naftës do të stabilizohen muajin e ardhshëm.

“Po sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC, fundi i muajit mars do të jetë stabilizim i tregut global”, tha Berjani.

Ai për portalin rtv21.tv tha se çmimet edhe tani janë më lirë se muajt e kaluar.

“Po çmimet janë të liruara kemi zbritje brenda 2 muajve për 50 cent për litër. Çmimet sot janë 1.35 cent dizelli, benzina 1.32 cent”, tha Berjani.

Ai shtoi se nuk mund të paragjykojë se si do të jenë çmimet e naftës ditëve në vijim./21Media/