Ilustrim

Dyshohej për pjesëmarrje në gara shpejtësie, këto janë masat ndaj shoferit që voziti 193 km/h

Policia e Kosovës ka gjobitur një person i cili dyshohet për pjesëmarrje në gara shpejtësie.

Sipas një komunikate të Policisë, Njësia për Kontroll të Autostradave më 11.1.2024 gjatë patrullimit në kuadër të planit operativ ”Parandalimi i garave të shpejtësisë”, në hapësirën e pompës së derivateve në Prizren Veri kanë vërejtur një automjet të dyshuar për pjesëmarrje në gara shpejtësie.

Në njoftim thuhet se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, Policia ka ndaluar të dyshuarin i cili ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi 193 km/h.

I njëjti është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.