Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

Izedin Bytyqi është shkarkuar nga pozita e Sekretari të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nga ministria për KALLXO.com kanë bërë të ditur se në këtë pozitë është caktuar Servet Spahiu.

Në pozitën e sekretarit, Servet Spahiu është caktuar më 24 maj.

“Me ç’rast është shfuqizuar vendimi nr. 4882, i datës 07.06.2021. I emëruari z. Servet Spahiu, ushtron përgjegjësitë e sekretarit të përgjithshëm të MMPHI-se konform ligjit Nr.06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, si dhe legjislacionit tjetër përkatës në fuqi”, thuhet në vendimin e MMPHI.

Përpos Bytyqit, Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës ka larguar edhe shefin e divizionit të prokurimit, Nexhat Krasniqi.

KALLXO.com ka raportuar se më 24 maj, Ndriçim Mustafa është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

MMPHI nuk kanë treguar se cilat kanë qenë arsyet e largimit të Izedin Bytyqit dhe Nexhat Krasniqit dhe nëse do mbajnë ndonjë pozitë tjetër brenda ministrisë.

Nexhat Krasniqi nuk mban më pozitën e shefit të Prokurimit në MMPHI