Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka liruar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie, Izedin Bytyqi.

Në vendimin që KALLXO.com ka siguruar thuhet se obligohet zyra e Sekretarit të Përgjithshëm që të bëjë sistemimin e Bytyqit në pozitën drejtor i Departamentit.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot.

KALLXO.com ka provuar gjatë ditës së sotme të kontaktojë me Bytyqin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefon e as në rrjete sociale.

Izedin Bytyqi ka qenë edhe sekretar i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Më 19 shkurt 2020, Bytyqi është ricaktuar si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës. Gjatë asokohe, këtë Ministri e ka udhëhequr Lumir Abdixhiku nga LDK-ja.