Flet sekretari i pezulluar i Ministrisë së Infrastrukturës: Çdo ditë kam presion nga grupet kriminale

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi i cili u pezullua nga pozita e tij sot nga Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një konference për media ka deklaruar se që 11 muaj ka presion nga grupe të ndryshme të interesit, që ai i quan edhe kriminale.

“Prej ditës së parë që jam në Ministri të Infrastrukturës jam ballafaquar me presione të grupe të interesit, të cilat pothuajse e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët kanë bërë presion ndaj zyrtarëve të ministrisë dhe e kanë shti në borxh rreth 300 milionë euro ministrinë. Kjo është arsyeja e pezullimit tim e nuk është arsye e kthimit në punë e Nexhat Krasniqit. Sepse atë nuk e kam kthyer unë, por e ka kthyer Këshillimi i Pavarur i Mbikëqyrësve Civil”, tha Bytyqi në konferencë për media.

“Qe 13 muaj, unë çdo ditë jam në presion të këtyre grupeve kriminale. Unë nuk lëshoj pe para kriminelëve dhe 5 pare nuk i jap për ta”, u shpreh ai.

Bytyqi thotë se askush nuk mund të thotë që ai i ka kërkuar para dikujt.

“Nëse një kompani që ka punuar me Ministrinë e Infrastrukturës del e thotë që Izedin Bytyqi ka lyp pare, më ka kushtëzuar a shantazhuar, unë e mbajë krejt përgjegjësinë, por kjo nuk ka ndodhë dhe këtë e dinë të gjithë zyrtarët e Ministrisë”, tha ai.

“Janë disa vendime të Ministrisë që më kanë thanë t’i bëjnë kështu, por unë nuk pranuar, por nuk kisha në detaje”, shtoi ai.

Ai tutje tha se vendimi për shkarkimin e tij është i paligjshëm, pasi siç thotë Bytyqi, ai është emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Bytyqi thotë se ai ka ftuar Policinë vet, pasi që Zymer Avdullahu, i cili u emëruar dje si ushtrues detyrë i sekretarit, i kishte zënë zyrë dhe nuk ia ka liruar.

“Sot jam ardhë në zyrë, i kam thirrë në takim stafin, drejtorët e departamenteve, kur jam shku në zyrë e kam parë atë personin aty dhe i kam thanë me ma liru zyrën. Ai nuk ka pranuar të largohet dhe e kam lajmëruar Policinë. Janë 20 vet dëshmitarë, madje si komandant, thirrtë dikë dhe i thoshte çoma këtë njësi”, u shprehë ai.

Pezullohet përsëri Izedin Bytyqi, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (DOKUMENT)