Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, 'Pjetër Bogdani'

Biblioteka Kombëtar e Kosovës, “Pjetër Bogdani” ka shënuar sot 76 vjetorin e themelimit të saj.

Në kuadër të këtij përvjetori, përveç Ditës së Bibliotekës, është bërë edhe nënshkrimi i planit strategjik 5 vjeçar  për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare, shënimi i Ditës kombëtare të vetëdijesimit të bibliotekave dhe shënimi i 100 vjetori i lindjes së Anton Cettës përmes ekspozitës së fotografive dhe asaj të libra të Çettës.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë gjatë kësaj ceremonie se MKRS ka mbështetur BKK-në, “Pjetër Bogdani”, por edhe fushën e librit në përgjithësi.

Ajo premtoi mbështetje për BKK-në për digjitalizimin e fondit të saj.

“Zotohem se do të kërkojë rrugë të përkrahjes dhe do të mbështes  këtë bibliotekë në zgjerimin e projektit të digjitalizimit duke ofruar qasje të lirë në koleksionin e saj, si për qytetarët e vendit ashtu edhe jashtë tij”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Fazli Gajraku, drejtor i BK-së, “Pjetër Bogdani ka thënë me këtë rast se biblioteka që ai drejtor posedon një fond prej më se 2 milionë ekzemplarësh dhe synimet e saj janë avancimi i procesit të digjitalizimit të materialeve të kësaj biblioteke.

“Në kuadër të bibliotekës digjitale tash më kemi mijëra objekte digjitale dhe është duke u bërë digjitalizimi  i njësive fizike të koleksionit të bibliotekës sipas prioriteteve për digjitalizimin e koleksioneve. Breng edhe më tutje mbetet mungesa e një platforme për bibliotekën digjitale, e cila është po aq e nevojshme sa digjitalizimi i njësive bibliotekare”, ka thënën ndër të tjerash Gajraku.

Gajraku ka folur edhe për sfidat që po përballet Biblioteka Kombëtar dhe projekte për të ardhmen.

Osman Gashi, kryetari i Këshillit Drejtues të BKK-së, “Pjetër Bogdani”, duke folur për projektet që e avancojnë punë dhe shërbimet në Bibliotekën Kombëtare ka thënë se finalizimi dhe nënshkrimi që i bëhet sot planit strategjikë të BK-së për 5 vitet e ardhshme do të dikojë në zhvilliminë e kësja biblioteke.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

“BK-ja është me fat që ka miq të veçante, mbështetës dhe përkrahës në punë e saj, si  SHBA-në, më konkretisht Ambasadën e saj në Prishtinë’, ka thënë ndër të tjerash Gashi.

Kurse, Naser Sahiti, rektor u Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, duke folur për programin për shërbimet mbështetëse për modernizimin e rrjetit bibliotekar, ka pohuar se ky projekt ka rëndësi për zhvillimin e avancimin e shërbimeve bibliotekare për universitetit.

“Në këtë projekt përmes stafit përgjegjës UP-ja është motivuar në krijimin e moduleve për zhvillimin e bibliotekës dhe ngritjen e kapaciteteve”, ka thënë rektori Sahiti.

Ndërkaq, përmes viedelo linku, të pranishmit  janë përshëndetura nga Mark Dall, nga Portlandi i Oregonit të SHBA-ve, hartuesi kryesor i strategjisë zhvillimore 5 vjeçare të BKK-së, “Pjetër Bogdani”.

Shënimi i aktiviteteve në kuadër të shënimit të përvjetorit të 76 të themelimit të BK-së, Pjetër Bogdani” janë zhvilluar në Bashkëpunim në mes të Bibliotekës Kombëtare, Ministrisë së Kulturës dhe Rektoratit të universitetin. ‘Hasan Prishtina në Prishtinë.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com