Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shënohet Dita e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Me intonimin e himnit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, e me 20 minuta vonesë, ka nisur sot ceremonia për shënimin e Ditës së Bibliotekës, përkatësisht 77 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Përveç përvjetorit të themelimit të BK-së, “Pjetër Bogdani” gjatë kësaj ceremonie është nënshkruar dhe memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e krijimit të rrjetit bibliotekar në Kosovë.

Memorandumi për themelimin e rrjetit të bibliotekave është nënshkruar nga zv/ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Fazli Gajraku, drejtor i BK-së, “Pjetër Bogdani”, gjatë fjalës së tij ka shpalosur punën e bërë gjatë këtij viti nga Biblioteka Kombëtare dhe rëndësinë që ka nënshkrimi i memorandumit për rrjetin bibliotekar.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

“Akti i nënshkrimit zyrtar të bashkëpunimit për themelimin e rrjetit bibliotekar, ndaja e çmimit ‘Pjetër Bogdani’, Dita kombëtare e vetëdijesimit për bibliotekar dhe ekspozita e ‘Kosova; My home’, e bëjnë të veçantë shënimin e Ditës së bibliotekës, këtë vit”, ka thënë Gajraku.

Ndërkaq, ministrat nënshkrues të memorandumit për themelimin e Rrjetit bibliotekar të Kosovës premtuan zbatimin e marrëveshjes dhe funksionimin e këtij rrejti.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjatë kësaj ceremonie u nda edhe çmimi “Pjetër Bogdani. Këtë vit këtë çmim e mori amerikani Robert Montoja, ekspert nga SHBA. Këtë çmim Montoja e mori për kontributin e dhënë në zhvillimin e BK-së, “Pjetër Bogdani”.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 Po në kuadër të shënimit të Ditës së Bibliotekës, në hollin e BK-së, “Pjetër Bogdani u hapë ekspozita “Kosova: My home”.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com