Shtatorja e Anton Çettës në Prishtinë - Fotogaleri

Shtatorja e albanologut dhe pajtuesit të gjaqeve, Anton Çettës është vendosur në oborrin e Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Përurimi i saj është bërë një ditë më parë, në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.

Në nëntor të 2020-ës, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte vendosur që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në hapësirën para Fakultetit të Filologjisë, mbi parkingun nëntokësor.

Vendimi për vendosjen e shtatores së Çettës para këqij fakulteti, ishte marrë pas një mosmarrëveshje të Komunës së Prishtinës dhe Institutit Albanologjik për vendosjen e saj në oborrin e këtij instituti dhe refuzimin e  Familjes Çetta në 2021 që shtatorja të vendose para Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në krah të shtatores së Anton Çettës qëndron ajo e Fehmi Aganit. Shtatorja e këtij të fundit që ishte larguar pasi kishin filluar punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor në hapësirën para Filologjikut.

Çetta e Agani përfaqësojnë dyshen e njohur të personaliteteve me më ndikim në kulturën dhe rrjedhat socio-politike në Kosovë në dekadat e fundit të shekullit të kaluar.

Anton Çetta, studiues e mbledhës i folklorit, ishe në krye të Këshillit të Pajtimeve të Gjaqeve në fillim të viteve 1990-të. Falë kontributit të tij dhe bashkëveprimtarëve tjerë u arrit pajtimi i mijëra familjeve shqiptare gjatë asaj kohe.

Fehmi Agani ishte ndër personalitetet e njohura e kosovare dhe një funksionarëve më të rëndësishëm të Lidhjes Demokratike gjatë viteve 1990/99. U vra nga forcat serbe në maj të 1999 afër Lipjanit.

Shtatorja e Anton Çettës. Foto: KALLXO.com.
Shtatorja e Anton Çettës. Foto: KALLXO.com.
Shtatorja e Fehmi Aganit. Foto: KALLXO.com.
Shtatorja e Fehmi Aganit. Foto: KALLXO.com.
Shtatorja e Anton Çettës dhe Fehmi Aganit. Foto: KALLXO.com.
Shtatorja e Anton Çettës dhe Fehmi Aganit. Foto: KALLXO.com.
Shtatorja e Anton Çettës dhe Fehmi Aganit. Foto: KALLXO.com.