Vjosa Osmani dhe Blerim Vela Foto: Presidenca e Kosovës

Shefi i kabinetit të Presidentës: "Vuçiq i çmendur, të ndërrojë dillerin"

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela përmes rrjetit Twitter është shprehur se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dëshmojnë se ai “është totalisht i çmendur”.

Ai ka shpërndarë disa deklarime të Vuçiq lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok) që pritet të mbahen nesër.

“Këto deklarata të Vuçiqit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Si çdo kokëkrisur, ai ose duhet të ndryshojë tregtarin/dillerin e tij ose shkrimet që po përdor. Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij “- ka shkruar Vela.

 

Vuçiq në një deklarim për mediat serbe është shprehur se pas 23 prillit do ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës.

Vuçiq: Pas 23 prillit do të ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës