Giovanni Barbano, shefi i ri i EULEX-it/ Foto: ZKM
Shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri: Incidente të tilla tregojnë nevojën urgjente për shtendosjen e situatës
Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, deklaroi se pajtohet plotësisht me qëndrimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për shpërthimin në veri të vendit.
Teksa ka ripublikuar postimin e Hovenier në rrjetin social X (ish-Twitter), Barbano ka thënë se incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe nënvizon nevojën urgjente për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës.
Barbano thotë se EULEX dënon çdo formë dhune si të papranueshme.
“Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe nënvizon nevojën urgjente për de-përshkallëzimin. EULEX dënon çdo formë dhune si të papranueshme”- ka shkruar shefi i EULEX-it.
Fully agree with @USAmbKosovo. Such incidents show how volatile is the situation and underline the urgent need to de-escalate. EULEX’s condemn any form of violence as unacceptable. https://t.co/hth8zcgVav
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) September 22, 2023
Të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:30 një shpërthim i fortë është dëgjuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.
Nga ky shpërthim, dëme materiale ka pësuar një automjet, xhamat e të cilit janë thyer ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri, Veton Elshani, ka thënë për KALLXO.com se dyshimet janë se në “Lagjen e Boshnjakëve” shpërtheu një granatë dore.