Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, Foto: KALLXO.com

Shpërthimi në veri, reagon Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar në lidhje me një shpërthim në veri të vendit, nga i cili dëme materiale ka pësuar një automjet, xhamat e të cilit janë thyer ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Hovenier ka thënë se është i tronditur nga këto raportime dhe ka dënuar këtë veprime, duke u bërë thirrje autoriteteve që të nxjerrin autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportimet për mjete shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”- ka shkruar Hovenier.

Të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:30, një shpërthim i fortë është dëgjuar në pjesën e “Lagjes së Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Nga ky shpërthim, dëme materiale ka pësuar një automjet, xhamat e të cilit janë thyer ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri, Veton Elshani, ka thënë për KALLXO.com se dyshimet janë se në “Lagjen e Boshnjakëve” shpërtheu një granatë dore.

Shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve