Shefi i EULEX dhe komandati i KFOR ne Veri

Shefi i EULEX-it dhe Komandati i KFOR-it shëtisin në veri

Shefi i Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë – EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, kanë shëtitur sot përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë.

Wigmeark përmes një postimi në Twitter ka thënë se EULEX-i dhe KFOR janë të ‘sinkroizuar’ në rolet e tyre për sigurinë në Kosovë.

“Sot në mëngjes shkuam në shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitovë së bashku me Komandantin Angelo Michele Ristuccia dhe më pas pimë një kafe të këndshme në Mitovica e Veriut. EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”- shkroi ai në Twitter.

Kjo vizitë është realizuar dy ditë para se në veri të fillojë periudha e gjobitjes për pronarët e veturave me targa ilegale.

Aktualisht Kosova po përballet me një situatë ku serbët në veri kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

Sipas vendimit të qeverisë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të jenë targat provuese për dy muaj të tjerë, dhe nga  21 prilli nuk mund të ketë më targa ilegale.