Ilustrim

ShBA konfirmon vdekjen e parë nga coronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirus në shtetin e Uashingtonit.

Zyrtarët thanë se pacienti ishte në të 50-at e tij dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se më shumë raste ishin “të mundshme”, por shtoi se vendi ështe i përgatitur për çdo rrethanë.

Të dielën, Australia dhe Tajlanda gjithashtu regjistruan vdekjet e tyre të para nga coronavirusi, transmeton 21Media.

Një australian 78-vjeçar vdiq pasi u infektua në një anije lundrimi në Japoni muajin e kaluar.

Në Tajlandë, e cila ka pasur 42 raste të virusit, u raportua për vdekjen e një 35-vjeçari vdiq. Viktima vuante edhe nga një sëmundje tjetër.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit më shumë se 85 mijë raste të coronavirusit janë raportuar në 57 vende të botës dhe pothuajse 3 mijë vdekje.

Pjesa më e madhe e infeksioneve dhe vdekjeve janë në Kinë, ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar./21Media