Serbisë si pëlqeu që Sekretarja e OSBE-së u fotografua me Osmanin e Kurtin para flamurit të Kosovës

Serbia ka protestuar pasi ditë më parë, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid u fotografua me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Në fotografitë e përbashkëta u pa edhe flamuri i shtetit të Kosovës.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Serbisë e cila protestoi pranë OSBE-së, raporton media serbe Tanjug.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është status neutral, Misioni i Përhershëm i Serbisë pranë kësaj organizate ndërkombëtare i dërgoi një protestë Sekretariatit të OSBE-së”, raporton media serbe.

Kurti takoi sekretaren e përgjithshme të OSBE-së

www.kallxo.com